Ministri Krasniqi i bindur se nuk ka arsye të mos hapet Ura e Ibrit, nuk jep afat

Aktuale

Ministri Krasniqi i bindur se nuk ka arsye të mos hapet Ura e Ibrit, nuk jep afat

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 12:01
Elbert Krasniqi

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se situata në veriun e vendit është e qetë, prandaj beson thellësisht se nuk ka as një arsye që Ura e Ibrit të qëndrojë e mbyllur.

Mirëpo, ministri nuk është përgjigjur se kur do të hapet ajo, ndërsa ka thënë se hapja e saj nuk do të kishte asnjë ndikim negativ në vend.

“Nuk ka as një arsye që kjo urë të qëndrojë e mbyllur.

Qytetarët nga veriu kalojnë në pjesën jugore, qytartët e jugut kalojnë nga pjesa e veriut. Situata është e qetë, e kontrolluar, është në atë formë që hapja e urës nuk do të kishte as një ndikim.

Besojmë thellësisht se këtu nuk ka as një arsye që të mos ketë hapje të urës”, ka thënë ai, në një konferencë për medie pas mbledhjes së Qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat