Halil Geci i përgjigjet Ramë Bujës: Në këtë foto shihen plagët tuaja në gojë dhe gishta

Aktuale

Halil Geci i përgjigjet Ramë Bujës: Në këtë foto shihen plagët tuaja në gojë dhe gishta

Nga: M.L. Më: 23 tetor 2024 Në ora: 12:23
Foto e postuar nga Halil Geci në Facebook

Ish ministri i arsimit, Ramë Buja ka deklaruar dje se Fadil Geci, dëshmitar në Gjykatën Speciale në Hagë, nuk e tha të vërtetën kur pohoi se “Ramë Buja ka marrë plumb pse i ka mbrojtur vëllezërit Geci”.

Kësaj deklarate i është përgjigjur sot, Halil Geci, vëllai më i madh i vëllezërve Geci, i cili ka shprehur mirënjohjen ndaj z. Buja rreth deklaratës së tij për komunikatën 59 ku ka thënë se ata nuk janë tradhtarë të kombit.

Por, Halil Geci ka publikuar një fotografi, ku shihet z. Ramë Buja i plagosur te goja dhe gishtat.

“Ti thua se gjendja është e rëndë sepse njerëzit kanë katër vite që vuajnë ndarjen nga familjet e tyre”, duke iu referuar ndalimit të ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë.

Ramë Buja, më thuaj, a janë në gjendje më të vështirë ata që janë ndarë nga familjet e tyre për katër vite apo nënat, gratë, vajzat dhe nuset e konkurrentëve të tyre politikë e ushtarakë shqiptarë që i vranë mizorisht pas shpine”, ka thënë mes tjerash Halil Geci.

Postimi i plotë:

Përgjigjja ime në reagimin e Ramë Bujës ndaj deklaratës së vëllait tonë Fadil Gecit, dëshmitar në Gjykatën Speciale në Hagë, ku thotë se Fadili nuk e ka thënë të vërtetën kur ka pohuar se Ramë Buja është qëlluar me pistoletë për shkak se po mbronte vëllezërit Geci”, dhe se ai kurrë nuk ishte viktimë.

Rame Buja, e di qe je ne hall të madh sepse gjendesh në të njëjtin burg ku sot është Hashim Polari dhe ku do të jetë nesër vëllai yt Shukriu, që me siguri nuk të dëgjoi, sepse po të të dëgjonte nuk do të ishte sot ne Hagë!

Mirëpo, edhe pse ti Ramo je marksist i dalluar, prapë je ndryshe nga të tjerët!

Është e vërtetë që ti kundërshtove Komunikatën 59 kur the :

I thashë shokëve se vëllezërit Geci mund të gabojnë në shumë gjëra, por nuk janë tradhtarë të kombit.

Unë të jam shumë mirënjohës për këtë, por nuk do të ishte e turpshme nëse do të na thoshe se kush ta ka futur armën në gojë dhe instinktivisht, duke e mbrojtur gojën me duar, arma e tij ta ka shpuar faqen dhe t'i ka lënduar gishtat.

Për ilustrim po ta dërgoj këtë foto ku shihen plagët tuaja në gojë dhe gishta

Ti thua se gjendja është e rëndë sepse " njerëzit kanë katër vite që vuajnë ndarjen nga familjet e tyre”, duke iu referuar ndalimit të ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë.

Ramë Buja, më thuaj, a janë në gjendje më të vështirë ata që janë ndarë nga familjet e tyre për katër vite apo nënat, gratë, vajzat dhe nuset e konkurrentëve të tyre politikë e ushtarakë shqiptarë që i vranë mizorisht pas shpine.

A janë në gjendje më të keqe nënat, gratë, vajzat dhe nuset e shokëve tuaj, djemtë, bashkëshortët dhe baballarët e të cilëve janë përkohësisht në një burg luksoz, apo nënat, motrat, vajzat dhe nuset e viktimave të tyre, që ndjejnë ditë e natë dhimbje në zemër dhe qajnë me lot në sy, sepse janë ndarë përgjithmonë nga më të dashurit e tyre?

A të vjen më keq për lotët e bijave dhe djemve të kombit tënd që mbetën jetimë nga plumbat e shokëve tuaj që vranë baballarët e tyre mizorisht pas shpine dhe që u rritën me dhimbje në shpirt dhe në varfëri e mjerim të pabesueshëm, apo vajzat dhe djemtë e shokëve tuaj që veshin rrobat më të shtrenjta, ngasin makinat më luksoze dhe studiojnë jashtë Kosovës?

Nuk ka dyshim se një pjesë të ndërgjegjes tënde e vrau Hashim Polari i cili e meriton pa asnjë mëdyshje epitetin e tradhtarit të kombit.

Ramë Buja, mos i pompozo të pavërtetat se edhe ti e di që drejtësia triumfon në fund dhe e vërteta del në shesh. Pra, kurse fjalë se të duhen dikur mbase të flasësh pak më burrërisht dhe me argumente e jo sikur tani që duket se qan me lot krokodili.

Mos, se dikur askush nuk të beson kur ti i shtrembëron fjalët,o Ramë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat