Policia në Pejë kërkon bashkëpunim me qytetarët për lokalizimin dhe arrestimin e Pajtim (Xhevat) Etemit, i lindur me 01.05.1990, nё Grabanicё-Klinё.
Në kumtesë bëhet e ditur se i pandehuri është i kërkuar për veprën penale “Vrasje e rёndё nё tentativё”.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: [email protected]