“Pas 20 vitesh”, ministri Peci njofton për rikthimin e një prone të MBPZHR-së

Aktuale

“Pas 20 vitesh”, ministri Peci njofton për rikthimin e një prone të MBPZHR-së

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 12:42
Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar se kanë rikthyer një pronë të MBPZHR-së, në qendër të Prishtinës.

Ai tha se kjo pronë do t’i kalojë për menaxhim Agjencisë Pyjore të Kosovës.

Ai paralajmëroi se nuk do të ndalet deri të rikthej të gjitha pronat e tjetërsuara.

“Pas më shumë se 20 vitesh, prona i kthehet titullarit / Ministrisë së Bujqësisë. Me përkushtim dhe vendosmëri vazhdoj të mbajë premtimin tim për rikthimin e pronave të MBPZHR-së. Kësaj radhe në qendër të Prishtinës, në afërsi të objektit të Qeverisë, APK pas identifikimit ka rikthyer në posedim një pronë prej 138 m² në Prishtinë, e cila sipas ligjit për Pyjet (I aprovuar vitin e kaluar) është pasuri shoqërore që i kalon për menaxhim Agjencisë Pyjore të Kosovës.

Pas një periudhe të gjatë mbi 20 vjeçare, kjo pronë tani i rikthehet titullarit për t’u shfrytëzuar për nevojat e institucionit. Pas konfirmimit të dokumentacionit për pronësinë, MBPZHR-APK do ta menaxhojë këtë pronë pa asnjë kontestim dhe në përputhje me ligjin. Jemi të angazhuar për të siguruar që të gjitha pronat që i takojnë ligjërisht MBPZHR-APK të merren në posedim dhe të menaxhohen në mënyrë efektive. Nuk do të ndalemi deri në rikthimin e të gjitha pronave të tjetërsuara!”, ka thënë Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat