Zyrtarja nga Qeveria gjermane: Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duam t’i shohim shpejtë në BE

Aktuale

Zyrtarja nga Qeveria gjermane: Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duam t’i shohim shpejtë në BE

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 12:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka mbajtur Seminarin “Roli i tregut të përbashkët rajonal (CRM) në të ardhmen ekonomike të Kosovës dhe integrimin evropian në 6 shtete të Evropës Juglindore”.

Drejtori i INDEP-it, Burim Ejupi ka deklaruar se gjatë këtyre 10 viteve Procesi i Berlinit po krijon sukses për Kosovën në tregun e përbashkët rajonal.

“Në 10 vjetorin e Samitit të Berlinit shohim dritë në këtë bashkëpunim. Po presim që kjo nisna e tregut të përbashkët rajonal do të jetë një sukses i radhës. Nesër është konferenca në Sarajevë dhe do ta shohim si do të shkoj. Të gjithë Ballkani Perëndimor në vitin 2030 të jemi të gjithë bashkë në integrimin evropian”, ka thënë Ejupi.

Ardian Hackaj, drejtor kërkimor i CDI dhe Koordinator i Forumit të Lidhjes së Tiranës, tha se ajo që është arritur në nivel politik duhet të zbarohet në marrëveshje të mobilitetit.

“Kjo ngjarje ishte jashtë pritshmërive, kjo vjen prej miratimin e listës së reformave. Kjo tregon drejtë përpjekje e të gjithë anëtarëve. Duam të theksojmë rolin qe kanë organizatat e shoqërisë civile. Qëllimi tjetër është ajo që është arritur në nivel politik duhet të zbarohet marrëveshja e mobilitetit. Duhet të ecin përpara dhe ne si shoqëri civile do të jemi të gatshëm gjatë gjithë kohës”, ka thënë Hackaj.

Valeska Esch, këshilltare e Lartë e Përfaqësuesit Special për Ballkanin Perëndimor nga Qeveria Federale Gjermane, tha se Gjermani dëshiroj t’i shoh gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor integruara sa më shpejt në BE.

“Qeveria Gjermane do të shoh gjashtë vendet të jenë të integruar sa më shpejtë të jetë e mundur dhe kur është bërë Procesi Berlinit para 10 viteve ka për qëllimin integrimin ekonomik dhe drejtë anëtarësimit në BE. Çdo hap i integrimin ekonomik rajonal është i rëndësishëm. Qeveria Gjerman mirëpriti vendimin kryeministrit Kurti për heqjen e vizave për Bosnjës”, ka thënë ajo.

Jeton Zulfaj, këshilltarë politik i kryeministrit të Kosovës, ka potencuar se përgjatë këtyre tre viteve ka përparim dhe ndryshim në Procesin e Berlinit, pasi që sipas tij, Qeveria e Kosovës ka prekur problemet e qytetarëve.

“Ne po festojmë përvjetorin e 10 të Procesit të Berlinit, kur shikon pas në atë që është arritur për 10 vjet në qendër ishte agjenda e lidhshmërisë. Gjatë tri viteve të fundit kemi bërë shumë përparim sepse në vitin 2020 kishim tregun e përbashkët rajonal që u miratua në Sofie. Kemi prekur problemet konkrete të rajonit që nuk janë të lehta për tu zgjidhur. Me këto probleme po i jep diçka konkrete qytetarëve, tani ka gjera konkrete që po bëjmë në Procesin e Berlinit. Duke marrë parasysh që Tregu i Përbashkët Rajonal do të kemi më shumë nxitje për të kryer punë sepse çfarëdo që të bëjmë kemi bërë një plan për te bërë reforma”.

“Shume vështirësi që kishim lidheshim me CEFTA, tani kemi përfaqësim të drejtpërdrejtë, kjo na bënë pjesëmarrës dhe na jep përgjegjësi të ecim përpara. Barazia duhet të sigurohet Procesi i Berlinit ka qenë faktorë kyç që të gjithë të trajtohet të barabartë”, ka thënë Zulfaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat