Gani Geci: Komunikata 59, më famëkeqja e UÇK-së

Aktuale

Gani Geci: Komunikata 59, më famëkeqja e UÇK-së

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 13:28
Gani Geci

Gani Geci, ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka folur ekskluzivisht sot në Kosova Today për përmendjen e tij në procesin gjyqësor ndaj ish-komandantëve të UÇK-së në rastin e Thaçit dhe të tjerëve.

Në këtë proces është përmendur edhe komunikata e 59-të e UÇK-së, për të cilën Geci tha se ka qenë më famëkeqja.

“Tani autorët e komunikatës 59 disa e mohojnë dhe disa e vërtetojnë. Kjo komunikatë është bërë edhe temë shqyrtimi në Gjykatën Speciale në Hagë, temë debati edhe temë e gjykatës. Në intervistë të dhënë nga Rexhep Selimi në Dukagjin ai e shpjegon se kush e ka dhënë komunikatën, dhe në intervistën e Rexhep Selimit të dhënë në ZPS spjegohet qartë se qëllimi i komunikatës ka qenë shkatërrimi, do të thotë kur Hashim Thaçi e pyet Rexhep Selimin se pse e ke përfshirë të pavërtetën për Gani Gecin se i ka prirë ofansivës serbe me maska, ai ka thënë dua ta shkatërrojë plotësisht”, ka pohuar Geci

“Në vitin 1999 Rexhep Selimi në intervistë kur ka qenë ministër i Punëve të Brendshme vartës i Hashim Thaçit, atëherë ishte qeveria e përkohshme, ai ka thënë diçka tjetër, sepse kanë dashtë me më vra, dhe tani në 2001-tën, kanë qenë bashkë ata”.

“Zona operative e Drenicës respektivisht, Sylejman Selimi reagon me nënshkrime, i reagon intervistës së Sylejman Selimit, që ka pikërisht të bëjë me këtë çështje dhe unë e kam dokumentin, që i kanë reaguar atëherë intervistës që e posedon edhe gjykata”.

“Aksioni i parë kundër forvace serbe është kryer nga unë, komunistët të gjithë majtistët i kanë vrarë kundërshtarët politikë, ne ishim kundërshtarë politikë mu lufta më ka nxënë, si kryetar të Forumit Rinor të LDK-së, dhe aksionin e parë e kam bërë unë dhe më pas donin të bënin histori ndryshe nga ishte e vërteta. Këta kanë ardhë më vonë UÇK-në e kanë bërë në 1995”, ka thënë Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat