Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Ditën Kombëtare popullin hungarez.
Që siç tha, sot nderojnë luftën e guximshme të popullit, shumë prej të cilëve sakrifikuan jetën e tyre në vjeshtën e vitit 1956, duke protestuar kundër terrorit dhe shtypjes sovjetike në atë që u bë fillimi i Revolucionit Hungarez.
Në postimin e tij në Twitter ai shtoi se Kosova qëndron përkrah popullit hungarez në këtë ditë kyçe.
Dhe sipas tij, dita mbetet simbol i fuqishëm i luftës për sovranitet dhe vullnetin e popullit për liri.