Gashi: Me 43 nënshkrime, nesër kemi thirrur seancë të jashtëzakonshme për skandalet në KEK

Aktuale

Gashi: Me 43 nënshkrime, nesër kemi thirrur seancë të jashtëzakonshme për skandalet në KEK

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 14:56
Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi

Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka njoftuar se me nënshkrimin e 43 deputetëve, nesër kanë thirrur seancë të jashtëzakonshme.

Sipas Gashit, kërkesa për seancë të jashtëzakonshme është bërë për të adresuar, sipas tij, skandalet në KEK.

“Në emër të 43 deputetëve të nënshkruar, kam thirrur seancën e jashtëzakonshme, e cila do të mbahet nesër në orën 12:00. Kjo kërkesë është bërë për të adresuar skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), që kanë ngritur shqetësime të mëdha për publikun dhe institucionet”, shkroi Gashi.

Kjo është seanca e katërt e jashtëzakonshme që thirret nga opozita, për t’i adresuar, sipas tyre, skandalet e qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat