Konkursi i KPK-së, Hovenier bën thirrje për proces përzgjedhjeje të drejtë

Aktuale

Konkursi i KPK-së, Hovenier bën thirrje për proces përzgjedhjeje të drejtë

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 16:53
Jeff Hovenier

Këshilli Prokurorial i Kosovës gjatë ditës së hënë të 21 tetorit ka hapur konkur për emërimin e Kryeprokurorëve të Prokurorive Themelore të Kosovës

Ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë thirrje për një proces përzgjedhjeje të drejtë të hapur e gjithëpërfshirës.

Hovenier tha se besimi i publikut tek sistemi i prokurorisë dhe tek kandidatët e përzgjedhur varet shumë nga ky proces i përzgjedhjes.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës ka hapur të hënën konkurset për pesë pozita të Kryeprokurorit. SHBA i bën jehonë thirrjes së BE-së për një proces përzgjedhjeje të drejtë, të hapur dhe gjithëpërfshirëse që vlerëson meritat dhe përfaqësimin gjinor. Besimi i publikut tek sistemi i prokurorisë dhe tek kandidatët e përzgjedhur varet shumë nga besueshmëria e proceseve të administruara nga KPK” ka shkruar Hovenier në “X”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat