Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka njoftuar se sot në Nju Jork është takuar me ish-sekretaren amerikane, Hillary Clinton.
Jahajga ka thënë se në këtë takim me Clinton ka shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e ish-sekretares dhe presidentit Clinton për Kosovën ndër vite për angazhimin e tyre për paqe dhe siguri duke qëndruar krah popullit të Kosovës në momentet më të vështira.
“Në Kombet e Bashkuara pata kënaqësinë të takoj miken time, Sekretaren Clinton, një mike të madhe të popullit të Kosovës.
I shpreha mirënjohjen më të thellë Sekretares Clinton për kontributin dhe mbështetjen e saj dhe Presidentit Clinton ndaj Kosovës ndër vite. Ne jemi përherë falenderues për angazhimin e tyre në paqe, siguri dhe zhvillim të vendit tonë, duke qëndruar përkrah popullit të Kosovës në momentet më të vështira”, ka shkruar Jahjaga.