Jahjaga takohet në Nju Jork me ish-sekretaren Clinton, e falendëron që SHBA i qëndroi afër Kosovës në momentet më të vështira

Aktuale

Jahjaga takohet në Nju Jork me ish-sekretaren Clinton, e falendëron që SHBA i qëndroi afër Kosovës në momentet më të vështira

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 17:42
Foto nga takimi

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka njoftuar se sot në Nju Jork është takuar me ish-sekretaren amerikane, Hillary Clinton.

Jahajga ka thënë se në këtë takim me Clinton ka shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e ish-sekretares dhe presidentit Clinton për Kosovën ndër vite për angazhimin e tyre për paqe dhe siguri duke qëndruar krah popullit të Kosovës në momentet më të vështira.

“Në Kombet e Bashkuara pata kënaqësinë të takoj miken time, Sekretaren Clinton, një mike të madhe të popullit të Kosovës.

I shpreha mirënjohjen më të thellë Sekretares Clinton për kontributin dhe mbështetjen e saj dhe Presidentit Clinton ndaj Kosovës ndër vite. Ne jemi përherë falenderues për angazhimin e tyre në paqe, siguri dhe zhvillim të vendit tonë, duke qëndruar përkrah popullit të Kosovës në momentet më të vështira”, ka shkruar Jahjaga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat