​Deputetja Alicia Kearns kritikon Vuçiq për vazhdimin e lidhjeve me Rusinë

Aktuale

​Deputetja Alicia Kearns kritikon Vuçiq për vazhdimin e lidhjeve me Rusinë

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 18:23
Alicia Kearns

Deputetja britanike Alicia Kearns ka përcjellë kritikat e saj ndaj vazhdimit të lidhjeve ndërmjet Serbisë dhe Rusisë.

Kearns në një postim në X, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq vazhdon të kërkojë më shumë gaz rus dhe lidhje më të ngushta me homologun rus Vladimir Putin, duke dërguar katër ministra në samitin e BRICS në Rusi.

“Këta përfshijnë dy ministra serbë nën sanksionet e SHBA, Aleksandar Vulin dhe Nenad Popoviq.

Ndërkohë ukrainasit përballen me perspektivën e një dimri tjetër nën sulm me sulme ruse që synojnë infrastrukturën energjetike në përpjekje për t'i ngrirë në dorëzim”, ka shkruar Kearns.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat