Ramabaja: Si botëkuptim politik, PSD-ja e ka formësuar vetveten

Aktuale

Ramabaja: Si botëkuptim politik, PSD-ja e ka formësuar vetveten

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 22:48
Sadri Ramabaja

“PSD-ja e ka formësuar vetvetën, sidomos në kohën e Luljeta Pula-Beqiri. Ka qenë zë i veçantë në rrethana të jashtëzakonshëm. Ka pësuar nga një ndërhyrje e LDK-së dhe një lloj puqi të bërë ndaj Luljeta Pulës”, kështu u shpreh analisti, Sadri Ramabaja teksa fliste për historikun e krijimit të Partisë Social Demokrate [PSD].

E, Dardan Molliqaj nga PSD tha se e kemi marrë këtë parti sepse në thelb jemi “socialdemokrat”.

Ai shtoi se “njerëzit harrojnë shpejt” sepse LDK-ja nga viti 1989 dhe 1998 ka pasur mbështetje apsolute por nuk ka pasur të drejtë në histori.

“Ne duhet me qenë në anën e drejtë të angazhimit politik progresiv. Ka mundësi që kurrë nuk fitojmë, ka mundësi që fitojmë shpejt. Nuk mundem me nënshtru angazhimin politik të grupit që përfaqësoi në dritën e do synimeve afatshkurte të suksesit. Kisha pasur dëshirë 10% me i pas këto zgjedhje. Nuk është që nuk ma nin për rezultetet por nuk i nënshtrohna rezultateve. Siç nuk iu kam nënshtruar kryeministrit aktual”, u shpreh Molliqaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat