Kandidati për deputet nga Nisma del me një reagim: Një tjetër skandal nga kjo qeveri e paaftë

Aktuale

Kandidati për deputet nga Nisma del me një reagim: Një tjetër skandal nga kjo qeveri e paaftë

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 23:11
Endrit Shala

Kandidati për deputet nga partia e Nisma, Endrit Shala, ka reaguar rreth një rasti në Mitrovicë, Ferizaj e Vushtrri, ku janë mbylluar repartet e infektivës.

Shala e ka publikuar si skandal, duke e quajtur Qeverinë Kurti të paaftë.

Tutje ai ka thënë se Kurti me kabinetin e tij po dështojnë ta garantojnë shëndetin e qytetarëve.

Reagimi i plotë:

Një tjetër skandal nga kjo qeveri e paaftë!

Mbyllja e repartit të infektives në Mitrovicë dhe në spitale të tjera si në Ferizaj e Vushtrri është shkatërruese për qytetarët që kanë nevojë për trajtim shëndetësor. Kurti dhe kabineti i tij po dështojnë të garantojnë shëndetin dhe sigurinë e popullit tonë! Në vend që të forcojnë kapacitetet, ata po i shkatërrojnë ato, duke lënë qytetarët e Kosovës të pambrojtur. Mitrovica dhe të gjitha qytetet tona meritojnë shëndetësi me spitale që funksionojnë, jo politika të dështuara!

E.SH

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat