Maqedonci: Do të vazhdojmë të blejmë edhe sisteme të tjera nga kompania “Baykar”

Aktuale

Maqedonci: Do të vazhdojmë të blejmë edhe sisteme të tjera nga kompania “Baykar”

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 23:45
Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, po qëndron në një vizitë zyrtare në Turqi, ku ka nënshkruar një varg marrëveshje ku do të përfitojnë ushtarët e Kosovës.

Ai njoftoi për aktivitetet e zhvilluara në shtetin turk, ku ndër të tjera gjatë ditës së djeshme kishte një takim edhe me Haluk Bayraktar, i cili njihet si themelues i kompanisë për prodhimin e dronëve “Baykar”.

Ai tregoi se a do të rritet flota e dronëve që ushtria e Kosovës do t’i ketë në dispozicion.

Ai tha se do të vazhdojnë të blejnë edhe sisteme të tjera nga kompania “Baykar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat