Avdia për arrestimin e Metës: Një ish-president nuk barrikadohet, thua ka vrarë 10 persona

Aktuale

Avdia për arrestimin e Metës: Një ish-president nuk barrikadohet, thua ka vrarë 10 persona

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 23:54
Tomorr Avdia

Ish-diplomati, Tomorr Avdia, thotë se ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nuk duhej të arrestohej në mënyrën siç është arrestuar.

Sipas tij, një figurë e lartë e një ish-presidenti nuk iu bëhen skena improvizuese për arrestim, derisa tha se kjo ngjason me një person që ka kryer dhjetëra vrasje.

“Një ish-president nuk barrikadohet nuk iu bëhet skena improvizuese për arrestim, thua që ka kryer 10 vrasje në një lokal e është akt terrorist. Arrestimi i ish-presidentit u bë spektakël. Kjo figurë e këtij zotërie ka përfaqësuar shtetin tonë në shumë institucione, në shumë mekanizma e në institucione të larta në NATO e tjera, e tjera për vite të tëra”, tha ai.

Madje, sipas tij, gjatë arrestimit të Metës janë shkelur qindra protokolle të shtetit shqiptar.

“Në qoftë se Meta paska kryer krime kaq të rënda ka mënyra, kur kursen të gjitha mënyrat, kur nuk respektohen normat policët, ose mekanizmat paraprak. Pastaj, në qoftë se tenton z.Meta të largohet në mënyrë të dhunshme nga shteti atëherë ka forma tjera të ndalimit. Nuk ka qenë tu ikë nga Tirana, as nuk ka pasur letërnjoftim. Janë shkelur 100 protokolle, duke përfshirë atë të parin të shtetit”, tha ai.

Meta është në arrest me burgim nga e hëna. Ndërkohë, sot Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burgim” tij. Po ashtu gjykata la në fuqi masat e mëparshme të sigurisë ndaj deputetes Monika Kryemadhi, dhe dy persona të tjerë, si persona nën hetim si të dyshuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat