Disa vetura të policisë janë vërejtur mbrëmë në autostradë, në afërsi të fshatit Bllacë të Suharekës.
Lexuesit kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes.
Nuk dihet ende nëse atje ka ndodhur diçka apo cila ishte arsyeja që forcat e rendit u panë atje.
Media ka pyetur në polici por deri në publikimin e lajmit nuk ka marrë përgjigje.