Kosova dhe Serbia përsëri s’pajtohen për ecjen përpara drejt normalizimit të raporteve

Aktuale

Kosova dhe Serbia përsëri s’pajtohen për ecjen përpara drejt normalizimit të raporteve

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 07:45 Përditësuar në ora: 18:52 më 24.10.2024
Foto nga takimi

​Qeveria e Kosovës jep detajet nga takimet e radhës në procesin e dialogut

Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje nga takimet e raundit të sotëm në kuadër të procesit të dialogut me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian sot në Bruksel.

Fillimisht, u mbajt një takim bilateral me Përfaqësuesin Special të BE-së, emisarin Miroslav Lajçak, ndërsa më pas u mbajt dhe një takim trilateral. Në takimin bilateral u trajtuan një mori temash, gjersa në takimin trilateral, temë e diskutimit ishte e paraparë sipas agjendës rruga përpara me zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit.

Në takimin bilateral me emisarin Lajçak si dhe në atë trilateral, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të Ohrit, e atë në tërësi dhe pa vonesa të mëtejme, përmes një plani të sekuencimit të drejtë dhe të barabartë mes palëve.

Ai nënvizoi dhe nevojën për nënshkrimin e marrëveshjeve, si garanci për zbatim të saj, pasur parasysh refuzimin e vazhdueshëm të marrëveshjes nga Serbia dhe vijat e saj të kuqe që shkelin frymën dhe nenet e marrëveshjes, nevojën për tërheqjen e letrës së deponuar nga Serbia përmes ish-kryeministres Ana Brnabiq dhe dorëzimin e kryekriminelit dhe terroristit Millan Radoiçiq nga ana e Serbisë, si kryesi i aktit terrorist të Banjskës.

Njëra nga temat e trajtuara në takimin bilateral me emisarin Lajçak, ka qenë dhe çështja e personave të pagjetur, ku Serbia vijon ta bllokojë zbatimin e deklaratës së përbashkët. Gjithashtu u diskutua edhe për marrëveshjet mbi lirinë e lëvizjes, energjinë dhe vizitat zyrtare.

Emisari Lajçak vlerësoi hapjen e qendrës për inspektime teknike në veri, gjersa përmendi që brenda një muaji do të lëshohen linjat e interkoneksionit duke avancuar me zbatimin e marrëveshjes së energjisë.

Petkoviq nga Brukseli pas takimit: Insistova në formimin e Asociacionit

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë në Bruksel se kanë insistuar në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sipas tij, kjo ka rëndësi thelbësore për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kështu u shpreh Petkoviq pas takimeve që sot u zhvilluan në Bruksel në kuadër të procesit të dialogout me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Petkoviq ka treguar në takim ka folur për jetën e serbëve në Kosovë, ai ka trilluar se serbët po arrestohen ilegalisht dhe se ndaj tyre ka veprime të njëanshme, duke theksuar se për këtë arsye një pjesë e serbëve po largohen nga veriu i vendit.

Ai shtoi se u diskutua edhe për vazhdimin e zbatimit të Deklaratës për Personat e Zhdukur, sipas tij, Serbia edhe një herë tregoi konstruktivitet të plotë dhe pranoi propozimin e BE-së lidhur me miratimin e një rregulloreje specifike të punës në lidhje me Grupin e Punës dhe Komisionin për Çështjen e Personave të Zhdukur.

”Natyrisht, Kosova përsëri bëri disa komente, u përpoq ta ndalë atë proces, që edhe një herë tregon se në thelb nuk dëshiron të merret me çështjen e gjetjes së personave të zhdukur”, ka theksuar Petkoviq, shkruan Tanjug

Kosova dhe Serbia përsëri s’pajtohen për ecjen përpara ne dialog

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë të enjten se ai dhe homologu i tij serb, Petar Petkoviq, nuk kanë arritur pajtueshmëri gjatë një takimi në Bruksel për mënyrën se si të ecet përpara në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke folur pas takimit me Petkoviqin nën ndërmjetësimin e të dërguarit të Bashkimit Evropiane, Bislimi tha se në fokus të takimit ishte gjetja e një mënyre për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë, për të cilën Kosova dhe Serbia u pajtuan në fillim të vitit 2023.

“Fatkeqësisht për temën kryesore që jemi mbledh, nuk ka rezultat. Në pikën rreth ecjes përpara në normalizimin e raporteve. Serbia me gjasë ende po ngul këmbë në zbatim të pjesshëm, pra sipas idesë, ‘ne bëjmë diçka ju bëni diçka’”, tha Bislimi.

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, tha pas takimit se Beogradi “nuk po ikë” nga detyrimet që dalin nga Marrëveshja Bazë, por se Prishtina duhet të jetë e para që do të fillojë, duke nisur me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Thelbi i asaj Marrëveshjeje nga Ohri është, para së gjithash, formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha Petar Petkoviq, duke shtuar se ajo është “shtylla” e procesit të dialogut.

Kosova ngul këmbë se kjo marrëveshje duhet të nënshkruhet së pari, edhe pse BE-ja thotë se ajo është detyruese për palët pavarësisht nënshkrimit, dhe e ka akuzuar Serbinë edhe në të kaluarën se dëshiron vetëm zbatimin e pjesshëm të saj.

Takimi trepalësh i pasoi takimet dypalëshe që i dërguari i bllokut Mirosllav Lajçak mbajti me përfaqësuesit e të dyja vendeve fillimisht.

Bislimi shtoi se pala serbe ka thënë se kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ia ka dërguar një letër Komisionit Evropian, në të cilën thekson se shteti i tij është i përkushtuar t’i zbatojë detyrimet që dalin nga Marrëveshja Bazë.

Por, ai theksoi Serbia duhet së pari ta tërheqë letrën e ish-kryeministres Ana Bërnabiq, me të cilën kishte dalë kundër marrëveshjes, për t’u cilësuar si e sinqertë përpjekja e Vuçeviqit.

Në lidhje me themelimin e Asociacionit, e cila është ndër detyrat kryesore të Kosovës në këtë marrëveshje, Bislimi tha se vendi i tij nuk do t’iu ikë detyrimeve nëse nënshkruhet Marrëveshja.

“Nuk mund të insistohet kur, për këtë punë, së pari duhet të zgjidhet udhëheqja e re e komunave. Mendoj se duhet të plotësohen disa kushte tjera. Por, e kemi bërë të qartë se në atë moment kur ka dakordim për zbatimin e plotë të Marrëveshjes bazë, Kosova nuk i ik asnjë prej obligimeve të saja”, tha ai.

Ky ishte takimi i parë trepalësh pas më shumë se tre muajve, pasi në takimeve e kohëve të fundit, Bislimi dhe Petkoviqin nuk kishin arritur pajtueshmëri për t'u takuar së bashku.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke folur një ditë para takimeve në kuadër të dialogut, kishte thënë se mbajtja e një takimi të përbashkët do të varej nga vullneti i palëve.

Në takimin e fundit në shtator, Lajçak nuk arriti t'i bindë Bislimin dhe Petkoviqin të mbajnë takim trepalësh, pasi ata kishin mospajtime për temat që do të donin t'i shtjellonin.

Në lidhje me temat që pritet të shtjellohen në takimet në Bruksel, Stano tha se ato kanë të bëjnë me nevojën për zbatimin e detyrimeve nga dialogu i deritashëm, përfshirë edhe Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, për të cilin Kosova dhe Serbia u pajtuan në fillim të vitit 2023.

“Agjenda është e njëjtë sikur që ka qenë edhe në të kaluarën, pra nevoja për nisjen urgjente të zbatimit të obligimeve nga dialogu. Nevoja për nisjen urgjente të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe nevoja që edhe Kosova edhe Serbia të pajtohen për progresin në dialog”, tha Stano.

Deri më tani, zakonisht ishin zhvilluar takime dypalëshe mes të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, por jo edhe takime trepalëshe.

Herën e fundit kur ishte zhvilluar një takim trepalësh ka qenë takimi i 2 korrikut të këtij viti. Megjithatë, pas takimit palët dolën me qëndrime diametralisht të kundërta rreth asaj që kishte ndodhur në takime.

Palët e kishin akuzuar njëra-tjetrën për “mungesë të gatishmërisë për dialog”.

Ditëve të fundit, Lajçak ka mbajtur konsultime me palët. Por, përpos pohimeve se po shqyrtohet rruga përpara në dialog, nga ana e BE-së – që ndërmjetëson këtë proces që ka nisur më 2011 – nuk kanë dhënë hollësi se me cilat tema do të merren palët në takimet e radhës.

Në BE, por edhe në NATO gjithnjë e më shumë po shprehin pakënaqësi lidhur me rrjedhën aktuale të dialogut, duke thënë se procesi nuk po prodhon rezultatet e pritura. Kështu ka konstatuar edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, duke shprehur shqetësim për këtë.

Emisari evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka mandat në këtë post deri në fund të muajit janar të vitit 2025. Ndërkaq, në BE presin të shohin se çfarë qasje rreth dialogut do të ketë përfaqësuesja e e re e lartë për politikë të jashtme, Kaja Kallas, pasi ajo të marrë mandatin. Mandati i saj do të nisë kur të jetë gati i tërë ekipi i ri i Komisionit Evropian, pasi të konfirmohet nga Parlamenti Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pret dinamikë të re nga Komisioni Evropian, sa i përket dialogut.

​Bislimi: Takimi me Petkoviq në Bruksel përfundoi pa rezultat në tema të rëndësishme

Kryenegociatori i Kosovës Besnik Bislimi tha se takimi mes tij dhe homologut të vet serb Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, përfundoi pa asnjë rezultat në temat e rëndësishme sot në Bruksel.

Takimi trepalësh nisi pasdite, pas takimeve dypalëshe që emisari evropian Miroslav Lajçak mbajti me përfaqësuesit e të dyja vendeve fillimisht, për gjetjen e mënyrave për zbatimin e marrëveshjeve të kaluar në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Ky është takimi i parë trepalësh pas më shumë se tre muajve, pasi në takimeve e kohëve të fundit, Bislimi dhe Petkoviq nuk kishin arritur pajtueshmëri për t'u takuar së bashku.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke folur një ditë para takimeve në kuadër të dialogut, kishte thënë se mbajtja e një takimi të përbashkët do të varej nga vullneti i palëve.

Në takimin e fundit në shtator, Lajçak nuk arriti t'i bindë Bislimin dhe Petkoviq të mbajnë takim trepalësh, pasi ata kishin mospajtime për temat që do të donin t'i shtjellonin.

Në lidhje me temat që pritet të shtjellohen në takimet në Bruksel, Stano tha se ato kanë të bëjnë me nevojën për zbatimin e detyrimeve nga dialogu i deritashëm, përfshirë edhe Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, për të cilin Kosova dhe Serbia u pajtuan në fillim të vitit 2023.

Deri më tani, zakonisht janë zhvilluar takime dypalëshe mes të dërguarit të BE-së për dialogun, dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, por jo edhe takime trepalëshe.

Herën e fundit kur ishte zhvilluar një takim trepalësh ka qenë takimi i 2 korrikut të këtij viti. Megjithatë, pas takimit palët dolën me qëndrime diametralisht të kundërta rreth asaj që kishte ndodhur në takime./REL

Nis takimi trepalësh në Bruksel

Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, janë duke e zhvilluar një takim trepalësh në Bruksel me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Takimi trepalësh nisi të enjten pasdite, pas takimeve dypalëshe që i dërguari i bllokut mbajti me përfaqësuesit e të dyja vendeve fillimisht, për gjetjen e mënyrave për zbatimin e marrëveshjeve të kaluar në rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve.

Ky është takimi i parë trepalësh pas më shumë se tre muajve, pasi në takimeve e kohëve të fundit, Bislimi dhe Petkoviqin nuk kishin arritur pajtueshmëri për t'u takuar së bashku.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, duke folur një ditë para takimeve në kuadër të dialogut, kishte thënë se mbajtja e një takimi të përbashkët do të varej nga vullneti i palëve.

Në takimin e fundit në shtator, Lajçak nuk arriti t'i bindë Bislimin dhe Petkoviqin të mbajnë takim trepalësh, pasi ata kishin mospajtime për temat që do të donin t'i shtjellonin.Në lidhje me temat që pritet të shtjellohen në takimet në Bruksel, Stano tha se ato kanë të bëjnë me nevojën për zbatimin e detyrimeve nga dialogu i deritashëm, përfshirë edhe Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, për të cilin Kosova dhe Serbia u pajtuan në fillim të vitit 2023.

“Agjenda është e njëjtë sikur që ka qenë edhe në të kaluarën, pra nevoja për nisjen urgjente të zbatimit të obligimeve nga dialogu. Nevoja për nisjen urgjente të zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe nevoja që edhe Kosova edhe Serbia të pajtohen për progresin në dialog”, tha Stano.

Deri më tani, zakonisht janë zhvilluar takime dypalëshe mes të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak, dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, por jo edhe takime trepalëshe.

Herën e fundit kur ishte zhvilluar një takim trepalësh ka qenë takimi i 2 korrikut të këtij viti. Megjithatë, pas takimit palët dolën me qëndrime diametralisht të kundërta rreth asaj që kishte ndodhur në takime.

Palët e kishin akuzuar njëra-tjetrën për “mungesë të gatishmërisë për dialog”.Ditëve të fundit, Lajçak ka mbajtur konsultime me palët. Por, përpos pohimeve se po shqyrtohet rruga përpara në dialog, nga ana e BE-së – që ndërmjetëson këtë proces që ka nisur më 2011 – nuk kanë dhënë hollësi se me cilat tema do të merren palët në takimet e radhës.

Në BE, por edhe në NATO gjithnjë e më shumë po shprehin pakënaqësi lidhur me rrjedhën aktuale të dialogut, duke thënë se procesi nuk po prodhon rezultatet e pritura. Kështu ka konstatuar edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, duke shprehur shqetësim për këtë.

Emisari evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka mandat në këtë post deri në fund të muajit janar të vitit 2025. Ndërkaq, në BE presin të shohin se çfarë qasje rreth dialogut do të ketë përfaqësuesja e e re e lartë për politikë të jashtme, Kaja Kallas, pasi ajo të marrë mandatin. Mandati i saj do të nisë kur të jetë gati i tërë ekipi i ri i Komisionit Evropian, pasi të konfirmohet nga Parlamenti Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pret dinamikë të re nga Komisioni Evropian, sa i përket dialogut.

Nisin takimet në Bruksel, Lajçaku e pret Petkoviqin

Në Bruksel pak pas orës 09:00 ka nsiur takimi i delegacionit nga Beogradi i udhëhequr nga Peter Petkoviq, me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kështu raporton media serbe, Tanjug.

Delegacioni nga Kosova në këtë takim, përfaqësohet nga kryenegociatori Besnik Bislimi.

Lidhur me këtë takim në nivel kryenegociatorësh, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë të mërkurën se temë do të jetë Marrëveshja e Ohrit.

Sot takimi i radhës për dialog, a do të ketë takim trepalësh?

Sot do të zhvillohet takimi i radhës në Bruksel, në nivel të kryenegociatorëve në dialogun Kosovë-Serbi.

Megjithatë nuk dihet nëse do të ketë takim trilateral apo vetëm takime të ndara të palëve me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialog, Miroslav Lajçak.

Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian nuk e kanë konfirmuan se do të ketë takim të përbashkët ndërmjet kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe homologut të tij serb, Petar Petkoviq.

Në ekzekutiv thonë se fokusi i diskutimeve do të jetë rruga përpara në zbatimin e Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe aneksin e saj të Ohrit.

Nevojën për këtë të fundit e potencojnë edhe në Bashkimin Evropian.

Zëdhënësi i Bashkimi Evropian, Peter Stano, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të ecin përpara dhe të arrijnë përparim në dialog.

Takimi trepalësh nuk është mbajtur as në muajin shtator, kur Bislimi dhe Petkoviq kishin udhëtuar në Bruksel, mirëpo ishin takuar vetëm me ndërmjetësin e dialogut, Miroslav Lajçak. Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshjen Bazë në shkurt të vitit 2023 në Bruksel.

Një muaj më vonë ishte arritur dakordimi për Aneksin e zbatimit të marrëveshjes në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Megjithatë, palët ende nuk janë pajtuar për sekuencimin e zbatimit të marrëveshjes.

Në qeverinë e Kosovës insistojnë në nënshkrimin e marrëveshjes për krijimin e mirëbesimit në proces të dialogut, derisa kërkojnë edhe tërheqjen e letrës së Serbisë, të cilën e kishin dërguar në Bruksel vitin e kaluar, ku praktikisht ishin tërhequr nga ujdia e Brukselit dhe aneksi i Ohrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat