Haziri: Kulmi i dështimit të diplomacisë, mos anëtarësimi i Kosovës në KiE

Aktuale

Haziri: Kulmi i dështimit të diplomacisë, mos anëtarësimi i Kosovës në KiE

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 08:21
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, e konsideron të dështuar udhëheqjen e diplomacisë së Kosovës gjatë mandatit qeverisës të Qeverisë Kurti, e si pikë kulminante të dështimit e sheh mos anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

”Mbi të gjitha dështimi ka kulmu në Këshillin e Ministrave të KiE, mos arritja që mos me arrite me votu anëtarësimin e Kosovës në KiE, në një situatë kur është pritë dhe kishte ardhur një situatë e jashtëzakonshme, përkundër që diplomacia parlamentare, ku partitë politike, veçanti LDK-ja ka pasur rol të rëndësishëm’’, thotë Haziri.

Haziri, thotë se pjesë e dështimeve është edhe kryqëzimi i mardhënieve të Kosovës me aleatët e saj siç janë SHBA dhe NATO.

‘’Ndërsa pjesë e këtyre dështimeve janë marrëdhëniet e kryqëzuara me aleatët tanë si me SHBA-në dhe NATO-n’’, shprehet ai.

Dyshi i LDK-së, potencon se për këto vite Kosova nuk ka pasur asnjë njohje e asnjë anëtarësim rajonal.

‘’Nuk kemi asnjë njohje, nuk kemi asnjë anëtarësim regjional, e për tjerat mos të flasim që janë mekanizmat politik”, potencoi Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat