Gani Geci publikon emrat e 24 figurave të vrara: “Ata më vranë, ndërsa mua më ndalojnë të tregoj të vërtetën”

Aktuale

Gani Geci publikon emrat e 24 figurave të vrara: “Ata më vranë, ndërsa mua më ndalojnë të tregoj të vërtetën”

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 10:35
Gani Geci

Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, në një postim në Facebook ka kujtuar disa nga figurat intelektuale dhe veprimtarët shqiptarë që janë vrarë pabesisht në vitet pas luftës. Në listën e tij, Geci përmend emra të njohur si Ahmet Krasniqi, Xhemajl Mustafa, Bekim Kastrati, Besim Dajaku dhe të tjerë që, sipas tij, u vranë "tinëzisht pas shpine."

Në postim, Geci citon vetveten duke thënë: “Ti nuk bën me kallxu kush të ka vra, e ata bënë me m’vra?”, duke vënë theksin mbi heshtjen që është imponuar për këto vrasje. Në këtë postim, ai përmend figura të ndryshme që kanë humbur jetën dhe thekson se ende nuk është treguar kush qëndron pas këtyre atentateve.

Në videon e bashkangjitur postimit, Geci vazhdon duke akuzuar për mosndriçimin e këtyre vrasjeve dhe pyet publikisht: “Hajde une kokna i keqi, po Xhemajl Mustafa? Hajde une kokna i keqi, po Ibrahim Rugova, kush ja qiti bombën?” Me një ton të fuqishëm dhe emocional, ai përmend edhe vrasjen e Bekim Dajakut, të cilin thotë se e kishte njohur mirë, dhe përmend faktin se Bekimi do të martohej brenda dy javësh para se të vritej.

Geci shpreh dhimbjen dhe frustrimin e tij për vrasjet e kolegëve të tij, duke përmendur se Bekim Kastrati, gazetari i vrarë i "Bota Sot," la pas dy vajza të vogla.

Ky postim dhe deklaratat e tij pritet të ngjallin diskutime në opinionin publik, veçanërisht për të rikthyer vëmendjen mbi një periudhë të ndërlikuar të historisë së Kosovës, ku figura të rëndësishme u vranë në rrethana të errëta dhe pa u ndëshkuar autorët.

Postimi i plotë i Gani Gecit përfshin:

Gani Geci: „Ti nuk bën me kallxu kush të ka vra, e ata bënë me m'vra,?

Keta jane disa figura intelektuale nga ata qe u vrane tinez prapa shpine!

Ahmet Krasniqi

Xhemajl Mustafa

Shaban Mani

Smajl Hajdari

Tahir Zemaj

Hasan Zemaj

Bekim Kastrati

Besim Dajaku

Komandant Drini

Ali Uka

Ilir Konushevci

Haki Imeri

Ukë Bytyqi

Azem Ahmeti

Shefki Popova

Bardhyl Ajeti

Ukë Bytyqi

Enver Maloku

Sabahate Tolaj

Ismet Rrahmani

Ismet Raci

Isuf Haklaj

Xhafer Behrami

Baki Behrami

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat