Fituesi i “Big Brother” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku jep lajmin

Aktuale

Fituesi i “Big Brother” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku jep lajmin

Nga: M.L. Më: 24 tetor 2024 Në ora: 11:02
Foto ilustrim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar sot, se kësaj partie do t’i bashkohet ish-fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihiu.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka shkruar se Salihu po i bashkohet LDK-së për të ardhmen e vendit.

“Një vit më parë, ia fitoi zemrën Kosovës si fitues i Big Brother.

Tani, ai po i bashkohet familjes sonë politike për të ardhmen e vendit që e do aq shumë.

Mirë se erdhe në shtëpinë e vërtetë më të madhe në Kosovë Lumbardh! 🔥”, shkruan Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat