Mbrojtësi i viktimave kërkon ta marrë në pyetje Ibishin: Ke qenë i pranishëm në vendin ku dy viktima pjesëmarrëse janë ndaluar

Aktuale

Mbrojtësi i viktimave kërkon ta marrë në pyetje Ibishin: Ke qenë i pranishëm në vendin ku dy viktima pjesëmarrëse janë ndaluar

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 12:00
Simon Laws

Mbrojtësi i viktimave, avokati Simon Laws ka kërkuar që ta marrë në pyetje dëshmitarin Nuredin Ibishin, me arsyetimin se ai ka qenë i pranishëm në një vend ku janë ndaluar dy viktima pjesëmarrëse.

Laws tha se intervistat e Ibishit kanë të bëjnë lidhur me këto dy viktima dhe se ai si dëshmitar do të japë dëshmi me rëndësi lidhur me këta dy persona.

“Praktika deri tani në tanësi si kritikë ka qenë që njoftimi të bëhej me shkrim dhe kundërshtimi me shkrim. Që ju i nderuar gjykatës dhe kolegët tuaj të jeni në pozitë që të gjykoni për ato që vendosni, siç keni bërë pa parashtrime me gojë. Unë e di që këtë pjesë do ta bëj në seancë publike e mbase do të na duhet të futemi në seancë të mbyllur.

Por, qëndrimi i mbrojtësit të viktimave përcaktohet në paragrafin 7 për këtë dëshmitar. Intervistat e tij kanë të bëjnë me dy viktima që janë pjesëmarrëse në proces dhe ai ka dëshmi me rëndësi për të dhënë lidhur me këta dy dëshmitarë. Ai i ka njohur mirë ata dhe ky dëshmitar ka qenë i pranishëm në vendin ku ata janë ndaluar të dy”, tha Laws.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat