Ibishi për ‘Personin 1”: U ndalu, sepse ka qenë zyrtar policor i regjimit okupues-serb dhe është përfshirë në plaçkitje

Aktuale

Ibishi për ‘Personin 1”: U ndalu, sepse ka qenë zyrtar policor i regjimit okupues-serb dhe është përfshirë në plaçkitje

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 12:17
Nuredin Ibishi

Nuredin Ibishi gjatë dëshmisë së tij në Hagë, duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtësit të viktimave tha se “Personi 1” identiteti i të cilit nuk dihet për publikun, ishte arrestuar se ka qenë zyrtar policor i regjimit okupues serb.

“Se ka qenë zyrtar policor i një regjimi okupues-serb në Kosovë. E kanë vleresu strukturat civile si të tillë dhe është arrestuar”, tha Ibish duke shtuar se i njëjti dyshohej ishte është përfshi në plaçkitje të fshatrave të boshatisura në Zonën Operative të Llapit.

Kur filloi pyetjet avokati Simon Laws, i tha dëshmitarit që do të bëjë pyetje lidhur me dy burra që i ka njohur gjatë luftës e të cilët i ka takuar përsëri kur ata kanë qenë të ndaluar. Personit të parë, Laws tha se do i referohen si “Personi 1”, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Dëshmitari u pa teksa pohonte me kokë se ‘Personi 1’ ishte një person që e ka njohur në fillim të viteve 90’ dhe janë prej të njëjtës zonë.

“Jo (nuk kemi qenë kolegë) ngase ai sa e mbajë mend ka punu në Dogana një kohë. Ndërsa, nuk e di kohën e kyçje në Polici pasi më vonë ai ka kaluar nga Dogana në Polici dhe nuk kam njohuri se kur dhe çfarë pozite ka qenë”, tha dëshmitari tutje, duke shtuar se më vonë e ka kuptuar që ai ka kaluar nga puna si doganier në Polici.

“Në momentin kur ‘personi 1’ është mbajtur atëherë e kam kuptu që ai po punon në Polici se kam mëndu që ai akoma është në detyrën e doganierit në Doganë ku ka punu përpara”, tha dëshmitari.

Si rrjedhojë, Laws i tregoi dëshmitarit një intervistë që ai e kishte dhënë në vitin 2019 e ku fliste lidhur me kohen kur ‘Personi 1’ ka qenë i ndaluar dhe ka pasur biseda lidhur me atë.

Laws tha se dëshmitari ka thënë se  për faktin që “Personi 1” është zyrtar policor serb kjo nuk do të thotë  që personi në fjalë ka bërë ndonjë gjë të keqe ndaj shqiptarëve.

“Ti thua që ai ka qenë një ish-kolegë i dikurshëm i imi. Ka punuar në Doganë e mandej ka punuar në Policinë e Kosovës. Ai ka qenë i shoqëruar me të gjitha komunitetet thoni ju”, tha Laws.

Dëshmitari tha se në vitet e 90-ta e kanë larguar nga shërbimi në Polici dhe se këto të dhëna për të cilat po flet Laws i ka marrë nga Policia Ushtarake të cilët e kanë njoftuar për rastin ku e ka kuptuar që personi në fjalë ishte inspektor i policisë.

Ibishi tha se sa e mbanë mend ‘Personi 1’ nuk ka qenë në Polici gjatë kohës sa vetë ai ushtronte funksione deri në vitet e 90’.

Ai u pyet se pse u ndalua ky person të cilit mbrojtësi i viktimave i referohet me “personi”.

“Se ka qenë zyrtar policor i një regjimi okupues-serb në Kosovë. E kanë vleresu strukturat civile si të tillë dhe është arrestuar”, tha Ibish.

Më pas dëshmitarit iu prezantua një dokument e që si rrjedhojë tha se nuk ka pas drejtori informative ashtu siç cilësohet por që ka qenë sektori informativ i Zonës Operative.

Dëshmitari mohoi se ka nxjerrë ndonjë njoftim për shtyp lidhur më këtë dëshmitar.

“Unë e kuptova fillimisht pasi referohet si titull nën zona Operative e Llapit që ka të bëjë me një komunikatë të nën zonës Llapit dhe kohës që i referohet është 23 nëntori i vitit 1998. Unë atë kohë kam qenë komandant i Brigadës 151 “Zahir Pajaziti”… edhe nuk ka qenë në kompetencë timen as kjo informatë apo ndonjë informatë tjetër”, tha dëshmitari.

Ibishi tha se kur është liruar ‘personi 1’, ai ka fol fjalët më të mira për trajtimin gjatë mbajtjes në Zonën Operative të Llapit.

“Është një e vërtetë tjetër që unë kam qenë një prej atyre që në kërkesën e GDOM-it, USBE-së dhe përfaqësuesit tonë të UÇK-së, Adem Demaçi dhe kemi kontribuar që ai të lëshohet nga mbajtja. Është liru dhe i ka fol fjalët më të mira lidhur me trajtimin e tij gjatë mbajtjes në Zonën Operative të Llapit”, tha Ibishi.

Nuredin Ibishi tha se arrestimi i këtij personi nuk është varur nga ata por nga informacionet që i ka pasur mbrojtja civile për ‘kolaborim’ me armikun. Ai shtoi se kur është vërtetuar që dyshimet nuk qëndrojnë është liruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat