Basha: Opozita me municion të Listës Serbe nuk mund ta dëmtojë LVV-në

Aktuale

Basha: Opozita me municion të Listës Serbe nuk mund ta dëmtojë LVV-në

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 12:23
Dimal Basha

Deputeti i LVV-së Dimal Basha tha se opozita ka krijuar kauza të prodhuar nga Lista Serbe dhe si të tilla nuk mund ta dëmtojnë LVV-në.

Basha tha për RTV21 se kauzat e opozitës do te bien poshtë siç ra ajo për çështjen e rezervave shtetërore.

“Opozita me kauza te krijuara nga Lista Serbe nuk mund ta dëmtoj LVV-në dhe normalisht që LVV nuk mund t’i mbështet debatet e tyre që të shkoi ne Kuvend dhe të debatoj në atë se çka ka thënë Lista Serbe. Jo dy deputet kanë votu jo disa përgjime ato nuk i mbështet LVV-ja.

 Dhe opozita me municion të Listës Serbe po mundohet ta dëmtojë LVV-në por të gjitha do të bien poshtë siç ra çështja e rezervave shtetërore duke krijuar komisione hetimore duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës dhe në fund gjykata i rrëzon të gjitha”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat