Bedri Hamza shpalos programin për zgjedhje me 2 nëntor

Aktuale

Bedri Hamza shpalos programin për zgjedhje me 2 nëntor

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 12:52
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza më 2 nëntor do të shpalosë programin qeverisës për zgjedhjet nacionale.

Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi ka ftuar qytetarët t’i bashkohen konventës të shtunën, duke thënë se Hamza do ta rikthejë Kosovën në rrugën e duhur.

“Kjo konventë, nuk është vetëm e PDK-së, por e secilit qytetar, i cili dëshiron ta rikthejë Kosovën në drejtimin e duhur.

Garancia jonë dhe e juaja që ta realizojmë me sukses këtë mision, është njeriu i dëshmuar në kohë dhe përgjegjësi të ndryshme, e që kudo ka shkëlqyer me suksesin më të madh: Bedri Hamza. Prandaj, ejani që ta fillojmë këtë rrugëtim të gjithë së bashku!”, ka deklaruar Krasniqi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat