PDK-ja mbledh nënshkrime për një seancë tjetër të jashtëzakonshme

Aktuale

PDK-ja mbledh nënshkrime për një seancë tjetër të jashtëzakonshme

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 12:54
Abelard Tahiri është parë duke mbledhur nënshkrimet e deputetëve për një seancë të re të jashtëzakonshme.

Ende pa nisur seanca e katërt e jashtëzakonshme, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, është parë duke mbledhur nënshkrimet e deputetëve për një seancë të re të jashtëzakonshme.

Nënshkrimet partia më e madhe opozitare po i grumbullon për të thirrur debat parlamentar për situatën në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ende nuk dihet se për cilën ditë do të ftohen deputetet.

Por kujtojmë që javën e kaluar opozita kishte shkuar tek zyrat e RTK-së si shenjë proteste për mostransmetimin e seancës së jashtëzakonshme në kanalin e parë të RTK-së, duke e dënuar këtë akt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat