Hamiti: Intelektual është ai që ia thotë të vërtetën pushtetit

Aktuale

Hamiti: Intelektual është ai që ia thotë të vërtetën pushtetit

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 13:10
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka dhënë një përkufizim për intelektualin.

Ai ka vlerësuar se intelektual është ai që ia thotë të vërtetën pushtetit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se konfomristët e bëjnë të kundërtën.

“Një nga përkufizimet e intelektualit është se ai/ajo ia thotë të vërtetën pushtetit (angl. speaking truth to poëer).

Këtë rrezik nuk e marrin konformistët. Këta flasin për t’i pëlqyer shumicës, më shpesh pushtetit – cilido qoftë ai – sepse këtë gjë lehtësisht do ta bëjnë edhe herën tjetër, kur dikush tjetër do të jetë në pushtet. Do ta kenë mirë përherë. Do të jenë rreshtuar gjithherë në anën e duhur”, ka shkruar Hamiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat