Zemaj kërkon nga organet kompetente të vazhdojnë hetimet për skandalet në KEK

Aktuale

Zemaj kërkon nga organet kompetente të vazhdojnë hetimet për skandalet në KEK

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 13:59
Armend Zemaj

Deputeti I LDK-së, Armend Zemaj ka kërkuar nga organet kompetente që të vazhdojnë hetimet e plota dhe të thelluara për skandalet në KEK.

Sipas tij, qytetarët e dinë se në KEK është vjedhur dhe se në këtë korporatë ka pasur keqmenaxhim.

“Prej të gjitha rasteve kur pushteti po ik nga ballafaqimi me ne këtu në sallë dhe me qytetarin, sot i “kuptoj” më së shumti. E dijnë ata edhe sikurse çdo qytetarë i Kosovës se në KEK se është vjedhur, se në KEK ka pasur keqmenaxhim, se në KEK ka pasur nepotizëm, të gjitha nën firmen e Albin Kurtit, me instruksionet e Dejona Mihalit. Andaj sot Kuvendi i Kosovës kërkon nga organet kompetente që të vazhdojnë hetimet e plota dhe të thelluara për skandalet në KEK, duke përfshirë keqmenaxhimin e tenderëve njëburimorë dhe mungesën e konkurrencës në prokurimin publik. Të gjitha shkeljet e konstatuara të ndiqen penalisht”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Ndërkohë në Kuvendin e Kosovës po mbahet seancë e jashtëzakonshme në lidhje me KEK-un.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat