“Antishqiptarizmi” revolton Fahri Xharrën: Si është e mundur që të gjitha mediumet pamore të Kosovës të...

Aktuale

“Antishqiptarizmi” revolton Fahri Xharrën: Si është e mundur që të gjitha mediumet pamore të Kosovës të...

Nga: M.L. Më: 24 tetor 2024 Në ora: 14:34
Fahri Xharra

Inxhinieri, kritiku dhe studiuesi i historisë, Fahri Xhara, ka shprehur revoltën e tij në lidhje me gjendjen aktuale të shoqërisë.

Në një postim të fundit në Facebook, Xharra ka shprehur shqetësimin e tij për rritjen e antishqiptarizmit pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ai ka shtruar disa pyetje për identitetin kombëtar dhe rolin e mediave pamore, që sipas tij po ecin rrugës së “tradhtisë kombëtare”.

Xharra thotë se çdo fjalë e tyre që sulmon kombin dhe është pro osmaniznimit, vetëm sa e forcon propagandën serbe në Evropë, duke u bërë kështu një faktor shqetësues për stabilitetin e identitetit shqiptar.

Postimi i plotë:

Ç'ēshtē i gjithē ky antishqiptarizēm?

Shpesh mē shkon mendja, si ēshtē e mundur qē pasi e fituam pavarēsinē e Kosovės, te dalim kaq antishqiptar.

Miq te respektuar, a mos ishim kriptoturq dhe fsheheshim si shqiptar nga frika?

Pse i gjithē ky shperthim ndaj vetvetēs?

Ndoshta argati i Serbisė Dr. Hasan Kaleshi e thoshte te "vērtetēn" qe "na solli" Osmania pas vitit 1389, sepse kētu nuk "kishte" shqiptar.

Si ēshtē e mundur qē tē gjitha mediumet pamore tė Kosovės tē hecin rrugēs sē tradhtisè kombėtare?

E dini or miq, qē çdo fjalē e jona kundēr kombit, pro osmaniznimit,Serbia ia transmeton Europës?

Pergjegja ēshtē se ja Kosova nuk pėrparon aspak nē afrimin me Europēn.

Amani kini mendjen, ruejuni nga gjakprishurit!

FXh Gjakovē

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat