​Kanceri i gjirit, Osmani: Kontrollohuni e merrni masa, asnjë grua s’duhet mbetur vetëm

Aktuale

​Kanceri i gjirit, Osmani: Kontrollohuni e merrni masa, asnjë grua s’duhet mbetur vetëm

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 15:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Nën përkujdesjen e presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, të enjten është mbajtur manifestimi tradicional “Ecja simbolike” në sheshet e Prishtinës, me qëllim të ndërgjegjësimit dhe mbështetjes së grave që përballen me sëmundjen e kancerit të gjirit.

Presidentja Osmani ka thënë se zbulimi i hershëm i sëmundjes shpëton jetë, andaj gratë duhet t’i kushtojnë vetes kujdes më të madh dhe të kryejnë kontrolle parandaluese.

Osmani: Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit shpëton jetë

“Këtë marshim e bëjmë me një qëllim të përbashkët për ta rritur ndërgjegjen, por edhe për ta mbështetur secilën dhe secilin që përballet me betejën kundër kancerit. Në buxhetin e ardhshëm të Kosovë na mbetet t’i miratojmë të gjitha kërkesat për barna shtesë që ka onkologjia. Zbulimi i hershëm shpëton jetë, mos prisnin, kontrollohuni dhe merrni masa, asnjë grua nuk duhet të jetë e vetme në këtë përballje. Secila nga to momentet më të zorshme në jetë i kanë kthyer në motiv për jetën dhe frymëzim për çdo kë tjetër që përballet sot. Këto histori janë një dëshmi e aftësi për të duruar dhe kapërcyer sfidat e jetës”, ka thënë ajo.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta/Vita”, Nafije Latifi, ka thënë ka ende punë për t’u bërë në sektorin shëndetësor për trajtimin e kësaj sëmundjeje, pasi 450 raste të reja dalin çdo vit me këtë sëmundje.

Latifi: Rreth 450 raste të reja zbulohen në vit me kancer të gjirit

“Kemi thyer tabut dhe heshtjen rreth sëmundjes së kancerit të gjirit, duke i dhënë zë një teme që kërkon ndërgjegjësim të vazhdueshëm. Çdo fjalë inkurajuese, çdo donacion, çdo pjesëmarrje e çdonjërit prej jush ka ndikuar më ndërtimin e këtij komunitet të zëshme. Sot rreth 450 raste të reja që zbulohen në vit, por edhe një numër i madh i grave që mbijetojnë ndër vite dhe gra të tjera kanë fat në fatkeqësinë e sëmundjes, sepse diagnostikohen e trajtohen në shërbimet tona publike nga personel profesional e humanist pranë familjeve pa shpenzime e telashe të mëdha dhe ka ende shumë vend për më shumë përmirësim të kushteve, staf, barna e aparaturë e për shërbime më të shtuara shtesë”, tha ajo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat