Ministri Sveçla takohet me homologun e tij bullgar, flasin për sigurinë dhe sfidat që i bashkojnë

Aktuale

Ministri Sveçla takohet me homologun e tij bullgar, flasin për sigurinë dhe sfidat që i bashkojnë

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 16:39
Foto nga takimi

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, është takuar me homologun e tij bullgar në Sofje, Atanas Ilkov.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla shprehet se ata biseduan rreth situatës së përgjithshme të sigurisë dhe sfidat globale që i bashkojnë për t’i zgjidhur.

“U pajtuam për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fushat që mbulojmë, në mënyrë që të arrihen me sukses qëllimet e përbashkëta për një rajon të qetë e të sigurt.

Falënderova Ministrin Ilkov për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Bullgarisë për shtetformimin në të kaluarën dhe proceset integruese të vendit tonë tani”, ka shkruar ministri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat