FSK-ja certifikon grupin e pestë të kursantëve nga Ukraina

Aktuale

FSK-ja certifikon grupin e pestë të kursantëve nga Ukraina

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), ka njoftuar se ka certifikuar grupin e pestë të kursantëve nga Ukraina të cilët për gjashtë javë ndoqën trajnimin nga instruktorët e Kompanisë së Deminimit të FSK-së dhe instruktorët amerikanë të EUCOM.

Siç ka bërë të ditur FSK, gjatë këtyre javëve kursantët u trajnuan në njohjen e mjeteve shpërthyese, pajisjeve specialistike dhe procedurat e punës se si mund të largohen mjetet shpërthyese në mënyrë sa më të sigurt.

Zëvendës Komandanti i Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kolonel Skender Hoxha uroj kursantët për përfundimin e trajnimit dhe  rendësin e trajnimit si dhe rolin fisnik të misionit të tyre”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Tutje thuhet se grupi i kursantëve do të kthehen në Ukrainë për të dhënë kontributin në njësitë e tyre në eliminimin e mjeteve të pashpërthyera dhe zvogëlimin e rrezikut për popullin ukrainas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat