Gazetari Jeton Sopa, ka raguar ndaj gazetarëve Lirim Mehmetaj, Berat Buzhalës dhe Vehbi Kajtazit.
Ai përmes një postimi në Facebook, për Mehmetajn e quan ‘p-llum të Baton Haxhiut dostit të Jovica Stanishiqit”, i cili ka qenë ish-shef i UDB-së famëkeqe.
Sopa shkruan se, Mehmetaj ka filluar një fushatë shpifëse kundër AKI-së, duke shtuar se atij i janë bashkuar edhe Berat Buzhala dhe Vehbi Kajtazi.
Gazetari Sopa tutje thotë se, të tre gazetarët kanë zbuluar publikisht emrat e zyrtarëve të AKI-së, duke cenuar sigurinë kombëtare.
Sipas tij, kjo është e dënueshme me 5 deri në 12 vjet burgim.
Postimi i plotë:
Ky P-Llumi i Baton Haxhiut, dostit të Jovica Stanishiqit ish shefit të UDB-së famëkeqe, ka filluar një fushatë shpifëse kundër Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë (AKI) agjenci kjo e cila në 3 vitet e fundit ka qenë shtylla kryesore e operacioneve të suksesshme në veriun e Kosovës.
Në këtë fushatë kundër AKI-së janë bashkuar edhe Berat Buzhala dhe Vehbi Kajtazi duke zbuluar publikisht emra të zyrtarëve të AKI-së duke cenuar sigurinë kombëtare, vepra penale këto që janë të dënueshme me burg prej 5- 12 vjet!
Imagjinoni po e sulmojnë shefin e AKI-së i cili është vëllau i dëshmorit të UÇK-së Alban Ajeti dhe a e dini pse po e bëjnë këtë?
Kjo fushtë padyshim vie nga opozita e përbashkuar ku përmes telallëve të tyre po tentohet t’i cënohet kredibiliteti i AKI-së sepse më nuk po munden ta shantazhojnë e keqpërdorin siç e kishin keqpërdorur dikur...
K’ta kanë qejf që në krye të AKI-së me pas qiftin e Shpend Maxhunit që e pat emru Hashim Thaçi dikur, pra për ata që s’e dinë Shpend Maxhuni është djali Enver Maxhunit punëtorit të UDB-së që e njohin krejt Vushtrria e më gjërë, i cili në vitet 80-ta ka ushtruar dhunë barbare ndaj patriotëve dhe veprimtarëve shqiptarë.
Imagjinoni shtyllën kryesore të shtetit Hashim Thaci ja ka besu me udhëheq i biri UDB-ashit ama k’ta telallët e tij s’kanë pas ba za...ndërsa sot kur AKI po udhëheqet nga vëllau i një dëshmori me prejardhje nga një familje nacionaliste, k’ta janë alarmuar dhe kanë fillu një propagandë shpifëse kudër drejtorit të AKI-së.
Ps. e mbaj mend në vitin 2018 policia e Kosovës rastësisht e ka pas ndalu një veturë në Matiqan, ajo veturë ka qenë në pronësi të Enver Maxhunit, babait të Shpend Maxhunit ndërsa shoferi ka qenë djali i Shpendit. Në atë veturë policia pat konfiskuar drogë dhe armë, kur u kuptua se bëhej fjalë për djalin e Shpendit policia në bashkëpunim me prokurorinë e patën tallavitë rastin dhe sot e asaj dite nuk dihet se cka ka ndodhë... eh tash besoj po e kuptoni se pse?