Ganimete Musliu ia nxjerr Faton Pecit edhe një punësim të kurdisur në Ministrinë e Bujqësisë

Aktuale

Ganimete Musliu ia nxjerr Faton Pecit edhe një punësim të kurdisur në Ministrinë e Bujqësisë

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 19:31
Faton Peci

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka raportuar edhe për një punësim, siç thotë ajo, të kurdisur nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Bëhet fjalë për pozitën e Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Zhvillim të Bujqësisë.

“Vazhdojnë konkurset e kurdisura në Ministrinë  e Faton Pecit. Për pozitën Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë janë përzgjedhur vetëm dy kandidatë nga 12 sa kishin aplikuar në fillim, Luan Sylaj dhe Mentor Tahiraj (këshilltar i Faton Pecit). Këshilltari i Faton Pecit, Mentor Tahiraj para dy-tri javësh është emëruar Drejtor për BE dhe Rajon në MPJD të bashkëkryetarja e Faton Pecit, Donika Gërvalla, kështu qe urime Luan Sylaj! Me koordinim e politizim konkurset e kurdisura vazhdojnë”, ka shkruar Musliu.

Ditëve të fundit është raportuar për punësime masive partike në ministrinë që drejtohet nga Peci, duke nisur nga motra e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, asistentja e Pecit, pastaj të Bahtjar Berishës në sektorin e Burimeve Njerëzore, etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat