Kraki: Serbia e ka ‘dhunuar’ çdo shkronjë të Marrëveshjes së Brukselit

Aktuale

Kraki: Serbia e ka ‘dhunuar’ çdo shkronjë të Marrëveshjes së Brukselit

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 21:33
Nezir Kraki

Profesori universitar, Nezir Kraki, ka thënë se Bashkimi Evropian nuk mund ta trajtojë Serbinë sikur palë normale pasi sipas tij Serbia ka ‘dhunuar’ secilën shkronjë të Marrëveshjes së Brukselit.

Kraki është shprehur se takimet mes Kosovës dhe Serbisë nuk kanë më kuptim sepse nuk dërgojnë askund por mund të vazhdojnë të zhvillohen vetëm sa për ‘sy e faqe’.

“BE-ja nuk mund të sillet sikur Serbia është palë normale. Serbia e ka dhunuar çdo germë të Marrëveshjes së Brukselit planit franko gjerman dhe absurditeti ka marrë përmasa të pasqarueshme dhe të pakuptueshme, kur vetë sponzorizuesit e atij plani Franca dhe Gjermania iu bashkuan bllokut të bllokimit të Kosovës në Këshill të Evropës. Prandaj takimet e tilla nuk kanë më sens, por sa për sy e faqe le të ndodhin se nuk dërgojnë askund, përveç nëse Kosova shkon aty për të folur për teknicitete të rregullimit të nevojave të serbëve në Kosovë brenda kuadrit ekzistues”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat