Ironizon Pozhari: Suksesi i takimit, fotografia e përbashkët për ta arsyetuar rrogën e Lajçakut

Aktuale

Ironizon Pozhari: Suksesi i takimit, fotografia e përbashkët për ta arsyetuar rrogën e Lajçakut

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 22:35
Xhevdet Pozhari

Analisti Xhevdet Pozhari, ka thënë se fotografia e përbashkët mund të konsiderohet e vetmja arritje e takimit të së enjtes mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë Bislimit dhe Petkoviq me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.

Sipas tij, Lajçak mund ta përdorë këtë fotografi si dëshmi për ta arsyetuar rrogën e tij, por edhe si një argument shtesë për të treguar se ia ka arritur që t’i ulë palët në një tavolinë.

“Figurativisht është një arritje sepse herën e kaluar më duket nuk kemi pasur takim trepalësh, nëse e shohim këtë fotografi tash e kemi një fotografi që përveç takimeve bilaterale ka edhe takime trilaterale kjo është arritja, arritja është që për Lajçak duhet ta arsyetojë pagën e tij do të duhej që të ishte një argument shtesë që thotë megjithatë unë palët i ula në një tavolinë”, ka thënë ai.

Më tej, Pozhari ka shtuar se Serbia qëllim të vetëm e ka mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës dhe për mendim të tij për sa kohë nuk ka presion ndërkombëtar ajo do të vazhdojë ta zvarrisë dialogun.

“Unë mendoj se qëllimi i Serbisë pavarësisht rrethanave gjeopolitike që do të ndryshojnë është që mos ta njeh pavarësinë e Kosovës, tash gjithçka tjetër është në shërbim të këtij qëllimi, mund të pret momente më të volitshme mund të jetë më agresive në kërkesat për Asociacionin por vihet në pah ajo që pa një presion ndërkombëtar drejt Serbisë së paku për të respektuar ato marrëveshje që janë arritur e kjo është edhe kërkesë e palës së Kosovës atëherë Serbia do të ketë këtë hapësirën që të manipulojë që ta zvarritë pafundësisht dialogun”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat