Avdyli: Opozita po e shfrytëzon Kuvendin për fushatë

Aktuale

Avdyli: Opozita po e shfrytëzon Kuvendin për fushatë

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 23:50
Haxhi Avdyli

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, nga radhët e partisë “Guxo”, Haxhi Avdyli, ka akuzuar partitë opozitare se po e përdorin Kuvendin e Kosovës për të bërë fushatë.

Avdyli duke folur për mospjesëmarrjen e shumicës në seancat e fundit të thirrura nga opozita ka thënë se ata nuk marrin pjesë në seanca ku bëhet show.

“Nuk marrim pjesë në shoun ku bahet një kazan për përlyerje. Opozita është mirë me mbajt konferenca për shtyp. Ato janë diskutime të fushatës, Kuvendi është me votu marrëveshje me nxjerrë ligje.. Po e shfrytëzojnë parlamentin për fushatë”, ka thënë Avdyli.

Edhe në seancën e së enjtes të iniciuar nga LDK-ja për të diskutuar për situatën në KEK, deputetët e LVV-së nuk morën pjesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat