Berisha komenton ikjen e VV-së nga seanca e jashtëzakonshme

Aktuale

Berisha komenton ikjen e VV-së nga seanca e jashtëzakonshme

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 08:15
Hisen Berisha

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, e konsideron moskurajo dhe ikje nga ballafaqimi me gjetjet e tyre, mos pjesëmarrjen e VV-së në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës.

‘’Mos kurajo e pozitës për t’u përballur me deputetët dhe pretendimet tona në seanca të jashtëzakonshme për çështje të caktuara. Ata nuk do të marrin pjesë se do të përballën me të gjitha gjetjet e krimit të organizuar dhe korrupsionit’’, tha ai.

Berisha, potencon se pozita (VV) po tenton ta izolojë opozitën me mos pjesëmarrjen e saj në seancat e Kuvendit.

‘’Pozita po tenton ta izolojë opozitën me mungesë të tyre ne seanca që t’i pengoj që mos t’i nxjerr shkeljet e keqpërdorimet që po ndodhin në këtë qeverisje’’, shprehet ai.

Për të, VV po tenton të vë nën kontrolle dhe të i manipuloj gjitha keqpërdorimet.

‘’Të gjithë hetuesit që janë marr me hetimet e kësaj qeverie sot janë ndërruar këtu kemi të bëjmë me një regjim që tenton ta mbajë nën kontroll dhe manipuloj krejt keqpërdorimet e dëmet që po i bënë vendit’’, deklaroi Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat