Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se VV dhe Qeveria Kurti, me mos pjesëmarrjen në seancat e Kuvendit të Kosovës, po mundohet të i ik debatit të ballafaqimit me opozitën.
‘’Kjo qeveri po ikë nga skandalet e një pas njëshme në sektorin e energjetikës dhe sektorët e tjerë po mundohen me ju ikë debateve me opozitën se kanë premtuar shumë dhe janë po këta që e kanë shkatërruar çdo sektorë duke përfshirë edhe atë të energjisë’’, thotë ajo.
Kadrijaj, potencon, se Kurti kishte premtuar uljen e çmimit të rrymës, por është e vetmja Qeveri që e ngriti atë.
‘’Kurti pati deklaruar se posa vjen në pushtet do ta ulë çmimin e rrymës por e vetmja Qeveri është që e ka dyfishuar çmimi’’, deklaroi ajo.
Për të ka shumë skandale e keqpërdorime në KEK nga kjo Qeveri.
‘’Ka shumë skandale e keqpërdorime në KEK nga kjo Qeveri’’, tha ajo.