Kadrijaj: VV po mundohet t’u ikë debateve me opozitën

Aktuale

Kadrijaj: VV po mundohet t’u ikë debateve me opozitën

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 08:24
Time Kadrijaj

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, thotë se VV dhe Qeveria Kurti, me mos pjesëmarrjen në seancat e Kuvendit të Kosovës, po mundohet të i ik debatit të ballafaqimit me opozitën.

‘’Kjo qeveri po ikë nga skandalet e një pas njëshme në sektorin e energjetikës dhe sektorët e tjerë po mundohen me ju ikë debateve me opozitën se kanë premtuar shumë dhe janë po këta që e kanë shkatërruar çdo sektorë duke përfshirë edhe atë të energjisë’’, thotë ajo.

Kadrijaj, potencon, se Kurti kishte premtuar uljen e çmimit të rrymës, por është e vetmja Qeveri që e ngriti atë.

‘’Kurti pati deklaruar se posa vjen në pushtet do ta ulë çmimin e rrymës por e vetmja Qeveri është që e ka dyfishuar çmimi’’, deklaroi ajo.

Për të ka shumë skandale e keqpërdorime në KEK nga kjo Qeveri.

‘’Ka shumë skandale e keqpërdorime në KEK nga kjo Qeveri’’, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat