Bajrami: Vëzhgimi i gazetarëve përmes AKI-së, pika më e ulët e kësaj qeverie

Aktuale

Bajrami: Vëzhgimi i gazetarëve përmes AKI-së, pika më e ulët e kësaj qeverie

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 10:06
Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka thënë se Qeveria Kurti po i mbron të korruptuarit e po i përndjekë gazetarët.

Bajrami ka thënë se përcjellja e gazetarëve hulumtues nga AKI-ja, dhe dorëzimi i lëndës nga ana e tyre në Prokurori, shënon jo vetëm pikën me të ultë të kësaj Qeverie, por dhe pikën me të ultë të demokracisë në vend.

“Kjo çështje nuk është thjeshtë përndjekje e tre gazëtarëve – e tre individëve, kjo është tentativë heshtë çdo zë kritik dhe me qu vendit drejt autoritarizmit të plotë. Për më tepër instrumentalizimi i institucioneve shtetërore për llogari të ulëta politiko-partiake është rrezik për demokracinë. Këtë fenomen ne s’guxojmë dhe s’duhet ta lejojmë që të bëhet normë.

Andaj edhe thirrja shkon prej krejt ata burra e gra që punojnë në insitucione që t’i shërbejnë shtetit dhe jo partive politike. Meqë 9 shkurti nuk është larg duhet ta dimë të gjithë se këto zgjedhje do të jenë zgjedhje mes autoritarizmit ku po rrshet vendi dhe demokracisë”, ka shkruar bajrami në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat