Gashi: Kulti dhe miti i Albin Kurtit kanë rënë, i ka kapur të gjithë për një qëllim

Aktuale

Gashi: Kulti dhe miti i Albin Kurtit kanë rënë, i ka kapur të gjithë për një qëllim

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 10:47
Arben Gashi

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se kulti dhe miti se Albin Kurti është kryeministër i mirë, ka rënë.

Sipas tij, Kurti është kryeministri i radhës i pasuksesshëm në Kosovë.

“Kulti dhe miti për Albin Kurti kanë rënë. Kurti është kryeministri i radhës i pasuksesshëm i Kosovës”, ka thënë Gashi.

“Është krijuar një gënjeshtër që shumica filluan t’i besonin për Arben Vitinë, qe tre vjet ku është, çfarë ka bërë ai. Ne po i shohim tash pasojat e qeverisjes së tij reale, të papenguar, me pushtet absolut. Nuk kanë pengesë për asgjë, nuk ka mundur t’i mbajë as deputetët e vet, dhjetë deputetë i kanë ikur”, ka shtuar deputeti i LDK-së.

“Sepse disa nuk kanë mundur ta pranojnë diktatin, disa nuk e gjetën veten aty, sepse Kurti i ka kapur të gjithë vetëm sa për të marrë pushtetin. Ka marrë njerëz me bindje të ndryshme ideologjike, por nuk e ka menduar se mund t’i dalë problem”, ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat