“S’është gegë fare”: Ekspertja e shoubizit në Shqipëri e kritikon gjuhën e qytetarëve të Kosovës, por vetë përdor fjalë të huaja

Aktuale

“S’është gegë fare”: Ekspertja e shoubizit në Shqipëri e kritikon gjuhën e qytetarëve të Kosovës, por vetë përdor fjalë të huaja

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 11:13
Klotilda Harka

Klotilda Harka, e cila në një emision në Shqipëri u prezantua nga moderatori si eksperte e shoubizit – ajo këmbënguli se është eksperte edhe e gjuhës – e ka kritikuar shqipen që e flasin kosovarët, duke thënë se kjo gjuhë “s’është gegë fare”, por, sipas saj, një “miks”. Sidoqoftë, ajo përdori disa fjalë të huaja gjatë kritikës për gjuhën e kosovarëve.

“Ajo është një tjetër histori, që na e kanë futë, domethënë, dialektin… - Nuk po them gegë, se s’është gegë fare. Gegë është… - Po, ajo është tjetër gjë, është bërë një miks, andaj unë thashë kaos. Është bërë një miks, sa duhet të studiosh këtë gjuhën e kosovarëve që të kuptosh këngët e tyre” – tha ajo.

Harka madje mendon se kosovarët duhet ta studiojnë më mirë gjuhën shqipe “të pastër” për t’i kuptuar këngët e Pirro Çakos.

“Dhe ata duhet të studiojnë më mirë gjuhën shqipe t’pastër që t’i kuptojnë këngët e Pirro Çakos. Më kupton? Domethënë, është krijuar një lloj…” - vazhdoi ajo.

Kur një mysafire tjetër në emision i cilësoi këto fjalë si qëndrim “paksa paragjykues”, Harka iu kundërpërgjigj: “Jo, s’është paragjykues fare. Kjo është e vërteta e pastër.”

Megjithatë, Harka përdori fjalë të huaja gjatë kritikës së saj, si “okej” dhe “miks”.

Videoja nga minuta 12:50:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat