Kryeziu: Nëse vazhdon trendi i bojkotimit të seancave nga VV-ja, shpërndarja e Kuvendit do të ishte vendimi më i mirë

Aktuale

Kryeziu: Nëse vazhdon trendi i bojkotimit të seancave nga VV-ja, shpërndarja e Kuvendit do të ishte vendimi më i mirë

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 11:23
Kuvendi i Kosovës

Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, beson se nëse vazhdon trendi i bojkotimit të Kuvendit të Kosovës nga mazhoranca, atëherë shpërndarja e Parlamentit do të ishte vendimi më i mirë që mund të merrej në këtë situatë.

“LVV-ja, përmes deputetit Dugolli, ka bërë të ditur se shumica parlamentare do të marrë pjesë në seanca vetëm atëherë pasi opozita të votojë marrëveshjet ndërkombëtare”, ka shkruar Kryeziu në platformën sociale, Facebook.

Kjo, sipas Kryeziut, është një situatë tragjikomike, pasi opozita në vlerësimin e tij “ka arritur të ndikojë që për javë të tëra shumica parlamentare të mos marrë pjesë në Kuvend, dhe të jetë përgjegjëse për një kuvend jo-funksional”.

“Demokracia parlamentare dhe përgjegjësia e shumicës parlamentare nuk janë çështje kushtëzimesh, por dialogim dhe negociim me opozitën. Në të kundërtën, në një kuvend ku nuk merr pjesë shumica parlamentare, më mirë do të ishte që të shpërndahej”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat