“De-konspirimi i agjentëve është i ndaluar nga ligji”, alarmon eksperti: Po vazhdon lufta kundër mekanizmit të Sigurisë Nacionale të Kosovës!

Aktuale

“De-konspirimi i agjentëve është i ndaluar nga ligji”, alarmon eksperti: Po vazhdon lufta kundër mekanizmit të Sigurisë Nacionale të Kosovës!

Nga: M.L. Më: 25 tetor 2024 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Eskperti i sigurisë Drizan Shala reagoi pas polemikave dhe akuzave të fundit në drejtim të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Në një postim në Facebook, Shala u shpreh se Agjencia e Inteligjencës së Kosovës (AKI) ka një detyrë të rëndësishme për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe identitetin e agjentëve të saj.

Prandaj sipas tij, de-konspirimi i agjentëve është i ndaluar nga ligji dhe se zbulimi i identitetit të tyre mund të ketë pasoja të rënda, si për agjentët ashtu edhe për sigurinë kombëtare.

Shala gjithashtu theksoi se, ndërsa liria e shtypit është e rëndësishme, por që ajo duhet të respektojë kufijtë ligjorë që mbrojnë jetën e individëve dhe funksionimin e institucioneve të sigurisë.

Shala ka paralajmëruar se çdo përpjekje për të zbuluar identitetet e agjentëve mund të sjellë ndjekje penale dhe sanksione të tjera për gazetarët që shkelin këto rregulla.

Postimi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat