Çështja Januzi dhe të tjerët: Gjykimi fillon më 14 nëntor, paraqitja e provave më 9 dhjetor

Aktuale

Çështja Januzi dhe të tjerët: Gjykimi fillon më 14 nëntor, paraqitja e provave më 9 dhjetor

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 12:14
Sabit Januzi, Ismet Bahtijari dhe Haxhi Shala

Më 24 tetor 2024, Trupi Gjykues njoftoi se gjykimi në çështjen Januzi, Bahtijari dhe H. Shala do të fillojë më 14 nëntor 2024, në ora 09:30.

Në këtë datë, dhe potencialisht të nesërmen, ZPS-ja dhe ekipet e Mbrojtjes të Sabit Januzit dhe Haxhi Shalës do t’i paraqesin deklaratat e tyre hyrëse.

Ndërsa Mbrojtja e Ismet Bahtijarit ka bërë të ditur preferencën për të paraqitur deklaratën hyrëse pas përfundimit të paraqitjes së provave nga ZPS-ja.

Paraqitja e provave nga ZPS-ja do të nisë të hënën, më 9 dhjetor, në ora 09:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat