​Buleshkaj: Jemi shumë të brengosur se si trajtohen rastet tona nga Prokuroria

Aktuale

​Buleshkaj: Jemi shumë të brengosur se si trajtohen rastet tona nga Prokuroria

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 13:31
Kosova ka legjislacion në harmoni me Bashkimin Evropian për luftimin e korrupsioni

Kosova ka legjislacion në harmoni me Bashkimin Evropian për luftimin e korrupsionit, por sfidë mbetet zbatueshmëria e tij. Megjithatë për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit shqetësues po konsiderohet edhe mënyra se si këto ligje po i interpretojnë institucionet e drejtësisë.

Kështu u tha në konferencën për transparencën, përgjegjësinë dhe drejtësinë “Demaskimi i Korrupsionit”, të organizuar nga organizatat joqeveritare AKTIV dhe ACDC.

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj theksoi se si Agjencion po ballafaqohen me mungesë të burimeve njerëzore dhe financiare për zbatueshmërinë e ligjeve që parashohin fushëveprimin e kësaj agjencie.

“Për ne dy janë pengesa kryesore siç është burimet e kufizuara njerëzore dhe burimet e kufizuara financiare e të cilat pastaj e kanë edhe implikacionin e tyre edhe në zbatimin e kualitetin e punës tonë të përditshme. Kemi mjaftë shumë ligje në Kosovë të cilat fillimisht hyjnë në fuqi e pastaj bëhet impakti financiar i tyre duke vonuar me vite të tëra futjen ashtu siç duhet në fuqi. Kemi pasur në vitet të fundit një përditësim që ne e ka kufizuar veprimtarinë në aspektin pozitiv, por në anën tjetër kanë munguar burimet njerëzore qofshin financiare për të zbatuar në mënyrë ashtu siç kemi dashur si agjencion”, theksoi ai.

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsioni, Yll Buleshkaj shprehu shqetësime edhe për mënyrën se si institucionet drejtësisë po i interpretojnë legjislacionin që prek këtë agjencion.

“Jemi shumë të brengosur se si trajtohen rastet tona na Prokuroria duke kërkuar që çdo rast të jetë e qartë dashja në kryerjen e kësaj vepre e cila konsiderohet si vepër penale. Shembull tek deklarimi i pasurisë është tepër vështirë të verifikohet dashja që një zyrtar me dashje e ka lënë një pasuri pa regjistruar .....Prokuroria nuk na njeh as si palë e Prokurorisë Themelore dhe Apelit. Për neve është mjaftë shqetësuese sepse dëmton thelbin e qëllimit të legjislacionit që ne e zbatojmë. Kemi një hap negativ që ka ndodhur kohëve të fundit nga Gjykata Supreme ku Gjykata Supreme e ka interpretuar se shkelje e ligjit për deklarim të pasurisë është vetëm nëse pasuria e padeklaruar është e fituar në mënyrë të kundërligjshme, secila pagë që ka rrjedh nëpër banka nuk duhet të jetë shkelje, kjo është praktikë tepër e keq dhe ne frikësohemi se do të jetë prevalente dhe e prek substancën e sundimit të ligjit”, theksoi ai.

Komisionerja për Informacionin dhe Privatësinë (API), Krenare Sogojeva-Dërmaku u shpreh se ligji për qasje në dokumente publike, ndonëse i harmonizuar me direktivat e BE-së, në një të ardhme të afërt duhet të plotësohet.

Sipas saj, përgjatë këtyre tri viteve ligji në fjalë ka lënë gjurmë në rritje të transparencës dhe rritjes së llogaridhënies për institucionet publike .

“Është një ligj i hapur dhe ka lënë gjurmë edhe sot për këto tri vite të zbatimit të tij në transparencën dhe rritjen e llogaridhënies për institucionet publike dhe rrjedhimisht prej kësaj edhe luftimin e korrupsionit e them këtë sepse dihet që transparenca është një prej parime thelbësore që mund ta luftoj korrupsionin.....Ka një rritje të ndërgjegjësimit sidomos të qytetarëve në kërkesat e tyre dhe besimit tek Agjencia për marrjen e informatave publike që ata duan t’i kenë. Ligji në përgjithësi e ka frymën e hapjes duke qenë se edhe e drejta për qasje në dokumente publike është absolute....12\38 Nga gjysma e vitit e2021 e deri më sot ku janë shumë vendime që janë nxjerr krejt këto vendime në 80% të rasteve institucionet në momentin kur Agjencia iu drejtohet me shkresën e parë për të kërkuar arsyetimin se pse nuk ofrojnë qasje në dokumente publike në dokumente të caktuara institucionet reagojnë dhe ofrojnë qasje”, theksoi ajo.

Edhe Avokati i Popullit, Naim Qelaj u shpreh se Kosova ka legjislacion në harmoni me direktivat e BE-së për luftimin e korrupsionit. Qelaj e konsideroi si sfidues mungesën e një ekspertize të mirëfilltë në trajtimin e korrupsionit.

Por Avokati i Popullit theksoi se shumica e institucioneve të Kosovës nuk kanë arritur të krijojnë besueshmërinë e qytetarëve.

“Kemi shumë sfida dhe barrierat janë të nivele të ndryshme duke filluar prej mungesës së një ekspertize të mirëfilltë që nuk ekziston në Kosovë se si me iu qasur dhe me trajtuar korrupsionin në të gjitha nivelet dhe mbështetja jo e mjaftueshme e gjithë akterëve kyç të shoqërisë që mund të japin kontribut edhe në parandalim të korrupsionit”, theksoi Qelaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat