Grafite ofenduese janë vendosur në Prishtinë ndaj ish-deputetit Fadil Geci.
Këto grafite vijnë disa ditë pasi ky i fundit dëshmoi në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.
Lidhur me këto grafite rastin e hapi në Polici vëllau i Fadilit, Ganiu i cili shtoi se Gjykata Speciale është e Republikës së Kosovës.
Sipas tij këto grafite janë bërë nga organizata “Liria ka Emër”.