Lajmërohet babai i Lumbardhit, tregon pse djali i tij e zgjodhi LDK-në

Aktuale

Lajmërohet babai i Lumbardhit, tregon pse djali i tij e zgjodhi LDK-në

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 15:37
Salih Salihu

Salih Salihu, ish-deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka treguar sot pse djali i tij Lumbardhi është anëtarësuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Salihu ka thënë se Lumbardhi e ka gjetë vetën në LDK, pasi mendon se në këtë parti po krijohet “një frymë e re”.

“Mosha gjenerata që janë më e re dhe duket se është ka krijohet një frymë e re në LDK. Ai u ni shumë rehat, Lumbardhi kur ka shku jashtë vendit s’ka pas shumë parti politike, ai më ka thënë se LDK’në e mban mend si i vogël”, ka thënë Salihu në “Rreth e rrotull”.

I pyetur nga gazetarët nëse Lumbardhit i pëlqen të punoj në ara ashtu si babait të tij, ai ka thënë se del vetëm “me zor”.

“Me zor e qes në ara, as s’ka qejf me hyp në traktor. Del më ndihmon nganjëherë por pa qejf, djali i dytë më ndihmon në këto punë më shumë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat