Ushtarët e FSK-së përfundojnë kursin për snajper dhe nënoficer

Aktuale

Ushtarët e FSK-së përfundojnë kursin për snajper dhe nënoficer

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 15:55
FSK

Forca e Sigurisë së Kosovës nën Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj, ka përfunduar “Kursi i Lartë për Nënoficer” dhe “Kursi i Avancuar për Snajper”.

Përmes një postimi në Facebook, thuhet se Kursi i Lartë për Nënoficer u realizua nga Shkolla e Nënoficerëve në KDS, e cila sipas tyre, realizon shkollimin dhe përgatitjen akademike të nënoficerëve.

Njoftimi:

“Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Ferizaj përfunduan “Kursi i Lartë për Nënoficer” dhe “Kursi i Avancuar për Snajper” ”Kursi i Lartë për Nënoficer” u realizua nga Shkolla e Nënoficerëve në KDS, e cila realizon shkollimin dhe përgatitjen akademike të nënoficerëve. ”Kursi i Avancuar për Snajper” u realizua nga ekipet trajnuese mobile të ushtrisë britanike. FSK po vazhdon të ngritë aftësitë luftarake në të gjitha fushat ushtarake”, thuhet në njoftimin e plotë të FSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat